Argetim

“Amerika nuk është vendi më i mirë në botë…”

Kushdo që ka parë serialin amerikan “The Newsroom”, me siguri e ka të vështirë për të harruar monologun e jashtëzakonshëm, në fillimin e serisë së parë, të aktori Jeff Daniels, në rolin e Will McAvoyt, drejtues dhe kryeredaktor lajmesh në një televizion.

Seriali televiziv i krijuar nga Aaron Sorkin, i njëjti që ka prodhuar edhe serinë televizive politike shumë të suksesshme, “The West Wing”, përqëndrohet në ngjarjet e një redaksie lajmesh, e cila pëson disa ndryshime në punën e saj, si edhe parimet morale që duhet të ndjekë, me ardhjen e një ekipi të ri.

Bota.al sjell në shqip, të shkëputur nga skenari i serisë televizive, këtë monolog brilant që ka hyrë tashmë në historinë e televizionit amerikan, si një prej më elokuentëve. Në këtë skenë, Will McAvoy (Jeff Daniels) është i ftuar në një panel, në sallën e një universiteti, përballë studentëve. Momenti kulmor është përgjigja e tij ndaj pyetjes, “Përse mendoni që Amerika është vendi më i mirë në botë”?

Në vijim të monologut, shihni edhe videon e shkëputur nga “The Newsroom”.

Will McAvoy: “Nuk është vendi më i mirë në botë, Profesor. Kjo është përgjigja ime.

Moderatori: “Po thoni që…”

Will McAvoy: “Po”.

Moderatori: “Të flasim për…”

Will McAvoy: “Mirë atëherë”.

[Kthehet nga Sharon]

Will McAvoy: Sharon, NEA (sindikata e arsimit në SHBA) është një humbëse, ajo merr çdo qindarkë nga paga jote, por ai

[tregon me gisht nga Lewis]

Will McAvoy: “Të godet me të, sa herë që dëshiron. Nuk kushton para, kushton vota. Kushton kohë transmetimi dhe gjatësi kolonash artikujsh në gazeta. A e di përse njerëzve nuk u pëlqejnë liberalët? Sepse ata humbasin. Nëse liberalët janë kaq të zgjuar, si ka mundësi që ata humbasin gjithmonë, ta hajë dreqi?”

Sharon: Hej!

Will McAvoy: [Kthehet nga Louis] Dhe pa t’u dridhur qerpiku, do u thuash studentëve se Amerika është kaq e mrekullueshme, saqë ne jemi të vetmit në botë që kemi liri? Kanadaja ka liri. Japonia ka liri. Mbretëria e Bashkuar. Franca. Italia. Gjermania. Spanja. Australia… Belgjika! ka liri… 207 shtete sovrane në botë, 180 prej tyre kanë liri.

Moderatori: Epo mirë…

Will McAvoy: [Sheh nga Jenny] Dhe, po, ti, goca studente. Nëse ndodh që aksidentalisht të të bjerë rruga nga ndonjë kuti votimi një ditë, ka disa gjëra që duhet t’i dish. Njëra prej tyre është: Nuk ka absolutisht prova që mbështesin pohimin se ne jemi vendi më i mirë në botë. Jemi të 7 për alfabetizmin, të 27 në matematikë, të 22 në shkencë, të 49 në jetëgjatësi, të 178 në vdekshmërinë foshnjore, të 3 në të ardhurat mesatare familjare, të 4 në forcën punëtore dhe të 4 për eksportet. Ne udhëheqim botën në vetëm tre kategori: numri i qytetarëve të burgosur për frymë, numri i të rriturve që besojnë se engjëjt janë të vërtetë dhe shpenzimet për mbrojtjen – ku shpenzojmë më shumë se 26 vendet e tjerë të marrë së bashku, 25 prej të cilëve janë aleatët tanë. Tani, asnjë prej këtyre nuk është faji i një studenteje 20-vjeçare, por ti, pa asnjë dyshim, je pjesë e një prej periudhave më të këqia breznore të të gjithë kohëve, kështu që kur më pyet se çfarë na bën vendin më të mirë në botë, nuk e kam idenë se për çfarë dreqin po flet!… Josemitin?

[Heshtje]

Will McAvoy: … Sigurisht që kështu ka qenë. Ne luftonim për arsye morale. Miratonim ligje, firmosnim ligje – për arsye morale. Bënim luftëra për varfërinë, jo kundër njerëzve të varfër. Kemi sakrifikuar, kujdeseshim për fqinjët tanë, i hidhnim paratë atje ku ishin nevojat dhe kurrë nuk rrihnim gjoksin. Kemi ndërtuar gjëra të mëdha, shumë të mëdha, bëmë përparime teknologjike të paimagjinueshme, eksploruam Universin, kuruam sëmundjet dhe kultivuam artistët më të mëdhenj të botës, krijuam ekonominë më të madhe të botës. Ne shkuam drejt yjeve, por vepruam si njerëz. Ne aspironim për inteligjencën, nuk e nënvlerësonim atë. Nuk na bënte të ndjeheshim inferiorë. Nuk e identifikonim veten me atë për të cilin votonim në zgjedhjet e fundit dhe nuk trembeshim kollaj. Ne ishim në gjendje që të ishim gjithë këto gjëra, sepse ishim të informuar… nga njerëz të mëdhenj, njerëz të cilët i nderonim. Hapi i parë në zgjidhjen e çdo problemi është të pranosh se ke një problem. Amerika nuk është më vendi më i mirë në botë”. / Aaron Sorkin, “The Newsroom”, Episodi 1 – Meb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close