Keshilla

Më pëlqen kur rrezikon, lufton dhe nuk dorëzohesh

Asnjë det i qetë nuk ka bërë një marinar ekspert

Ju, që fshiheni pas fjalëve të luftës dhe të përpjekjeve. Ju, që pyesni veten se si do të keni mundësi të kapërceni ditët që do të vijnë. Ju, që keni dhimbje në lëkurën tuaj. Ju, që lexoni me kujdes, duke shpresuar se do të gjeni një lehtësim. Juve dua t’ju kushtoj këto rreshta.

Për të kapërcyer frikën, së pari duhet ta provoni

Ju e njihni frikën, e di. Keni përshtypjen se keni humbur kontrollin dhe se asgjë që bënit, nuk ka mundur t’ju ndihmojë. Jeni përpjekur të ikni ose, më mirë të thuash, keni dashur të shpëtoni. Instikti juaj i parë ishte të filloni të vraponi; megjithatë, ishte dikush që ju pengoi: vetja juaj. Arsyeja e shëndoshë ju pengoi t’i ktheni shpinën frikës.

Dije që për të luftuar frikën, së pari duhet ta ndjeni atë në të gjithë shkëlqimin e saj, duhet të ndjeni frymën e saj në qafë. Nuk është një ndjesi e këndshme dhe nuk ju pëlqen ta provoni, por duhet ta kuptoni që është e përkohshme dhe që herët a vonë do të zhduket. Retë e stuhisë mbërrijnë, por, nëse dini të prisni, ato largohen. Mund të kthehen, por pasi të mposhten, nuk do të jenë aq të frikshme.

Asnjë det i qetë nuk ka bërë një marinar ekspert

Ju keni dëgjuar se uji ka marrë formën e lumenjve në luginën e vështrimeve ose nyjeve në mbingarkesat e fjalëve. Ju keni provuar të krijoni diga në dete pa marrë rezultate dhe me kalimin e kohës, keni kuptuar që është gjithmonë më mirë të lini ujin të ndjekë rrjedhën e tij. Në vend të kësaj, ju keni zgjedhur të ruani fuqinë për të vendosur se ku të shkoni.

Sepse uji jo vetëm që përmbyt dhe fundos, por pastron dhe formon tokën. Eshtë në gjendje të fshijë papastërtinë e grumbulluar duke lënë zbuluar një horizont të pasigurt i cili tani është qartë e i dukshëm.

Ashtu siç është e nevojshme që të bjerë shi në mënyrë që të shihet ylberi, ju është dashur të luftoni që të keni mundësi të shijoni sukseset tuaja. Eshtë në sajë të kësaj përpjekje që keni mësuar se ajo që dëshironi ka vlerën e mjaftueshme, për të duruar stuhitë që kanë përmbytur trupin tuaj në mënyrë të përsëritur.

Lejohet të pushoni dhe të kujdeseni për veten

Ju e keni kthyer luftën tuaj në një zakon dhe kjo e bën qëndrimin të vështirë. Ju keni përshtypjen se nëse i jepni vetes një minutë qetësi për t’u ulur, ndaluar dhe parë përreth, nuk do të mund të ngriheni përsëri.

Sidoqoftë, dijeni se nëse stuhia nuk zbehet gjatë lundrimit, ju mund të përdorni detin dhe erën në favorin tuaj për të mposhtur stuhinë dhe për t’u strehuar për një farë kohe në ujëra të qeta.

Udhëtimi i anijes është i gjatë dhe pamjet që ajo ofron gjatë rrugës janë të larmishme. Sa herë që shikon përreth, peizazhi ndryshon dhe është e vështirë të gjesh përsëri skenarin që sytë e tu kanë admiruar disa momente më parë. Varet vetëm nga detari nëse hedh spirancën herë pas here për të vëzhguar dhe për t’u qetësuar dhe menduar pak për veten.

Lufto për atë që ia vlen ta mbash

Nëse e keni arritur kaq larg, është e qartë: ia vlen. Frika dhe vuajtja do të jenë udhëtarët, por kënaqësia e suksesit do të jetë e përhershme. Mos harroni se vdekja nuk shkaktohet nga vuajtja e luftës, por nga qëllimi për ta shmangur atë. / meb.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close